Shqetësuese, vetëm në 3 muajt e fundit mbi 60 aksidente në Suharekë

02.11.2021

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 23 të tjera me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale raporton SuharekaOnline. SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e aksidenteve për periudhën kohore gusht-tetor në Komunën e Suharekës. Sipas statistikave bëhet e ditur se gjatë […]

Shqetësuese, vetëm në 3 muajt e fundit mbi 60 aksidente në Suharekë Foto: Ilustrim

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 56 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 23 të tjera me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale raporton SuharekaOnline.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e aksidenteve për periudhën kohore gusht-tetor në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se gjatë muajve gusht-tetor në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 64 aksidente trafiku.

Në muajin gusht u regjistrua numri më i madh i aksidenteve, ku gjatë këtij muaji në Suharekë ndodhën 39 aksidente trafiku.

Ndërkaq, në muajin shtator ndodhën 11 aksidente dhe në muajin tetor 14 të tilla.

MuajiNr. i aksidenteve në SuharekëDy javët e paraDy javët e fundit
Gusht 2021392415
Shtator 20211147
Tetor 20211468
TOTAL643430