Shpërthimi i zjarrit në Mushtisht, Gjinoc e Sallagrazhdë, policia jep detaje

06.08.2021

Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore. Gjendja problematike është paraqitur edhe në rajonin e Suharekës, në disa fshatra të komunës. Gjatë ditës së djeshme sipas raportit të policisë është raportuar se si […]

Shpërthimi i zjarrit në Mushtisht, Gjinoc e Sallagrazhdë, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.

Gjendja problematike është paraqitur edhe në rajonin e Suharekës, në disa fshatra të komunës.

Gjatë ditës së djeshme sipas raportit të policisë është raportuar se si pasojë e rrymës elektrike kanë shpërthyer zjarre në fshatin Mushtisht, Gjinoc dhe Sallagrazhdë.

Në vendin e ngjarjes kanë daluar njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve kishte arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasojë e rrymës elektrike është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar dhe më pasë janë përfshirë edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Fsh.Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasojë e rrymës elektrike është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”.

“Fsh. Sallagrazhdë, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasojë e rrymës elektrike është përfshirë nga zjarri kulmin i një shtëpie ndihmëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet më tutje në raportin e PK-së.