Regjistrohu në Qendrën për Aftësim Profesional – NEW BORN MASTER dhe merr certifikatë të pranuar në shtetet Europiane 🇪🇺

06.12.2022

I licencuar nga MASHTI dhe akredituar nga AKK, New Born Master ofron trajnime dhe certifikim për Muratorë dhe punëtorë të ngjashëm në pesë module: Duke u bazuar në programin e lartcekur procedurat e trajnimit do të bëhen sipas standarveve të caktuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Në mënyrë që aftësimi të jetë sa më profesional, kandidatët do […]

Regjistrohu në Qendrën për Aftësim Profesional – NEW BORN MASTER dhe merr certifikatë të pranuar në shtetet Europiane 🇪🇺 Foto: Ilustrim

I licencuar nga MASHTI dhe akredituar nga AKK, New Born Master ofron trajnime dhe certifikim për Muratorë dhe punëtorë të ngjashëm në pesë module:

  1.  Hyrje në ndërtimtari, planifikimi dhe organizimi i punës
  2.  Siguria, shëndeti në punë dhe mbrojtja e ambientit
  3. Leximi i projekteve dhe matjet teknike
  4.  Muratimi i mureve me tulla dhe blloqe
  5.  Muratimi i mureve ndarëse nga rigipsi dhe tavanet e leshuara

Duke u bazuar në programin e lartcekur procedurat e trajnimit do të bëhen sipas standarveve të caktuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Në mënyrë që aftësimi të jetë sa më profesional, kandidatët do të vijojnë kurset teorike dhe praktike.

Gjithashtu qendra tani ka hapësirat e nevojshme të pajisura me kushtet adekuate për vijimin e mësimit teorik. Përveç kësaj, ne kemi marrëveshje me kompani private në terrenin e së cilave kandidatët tanë do të kenë mundësinë të praktikojnë detyrat e tyre, ku kandidatët të cilët vijojnë kurse në fushën e ndërtimit, do të angazhohen që të shohin dhe praktikojnë drejtpërdrejtë punët me operatorët ndërtues me të cilët bashkëpunojmë. Pra, kandidatët tanë do të dërgohen nëpër punishte të objekteve ndërtimore për të avancuar njohuritë teorike dhe të zotojnë ato në mënyrë praktike.

Licencuar nga MAShTI – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Akredituar nga AKK – Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
NEW BORN MASTER – Investo në të ardhmen!
Rr. Xhavit Sylaj, Suharekë dhe Rruga B, Prishtinë
+383 49 184 845