Publikohen rezultatet përfundimtare për dy mjek/e në QKMF-Suharekë

08.04.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, më datë 3 shkurt të këtij viti kishte hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. ”Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë në bazë të 8 të parahrafit 1 dhe 2 të Ligjit të punës […]

Publikohen rezultatet përfundimtare për dy mjek/e në QKMF-Suharekë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, më datë 3 shkurt të këtij viti kishte hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

”Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë në bazë të 8 të parahrafit 1 dhe 2 të Ligjit të punës Nr-03/L-212, nenit 4 par.2 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Autorizimit të Kryetarit të Komunës, 01-Nr.016-12698 të datës 22.02.2021, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpallë konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në QKMF në Suharekë” thuhej në njoftim, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, lidhur me këtë konkurs kjo drejtori gjatë ditës së mërkurë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të mbajtur me datë 29.03.2021 dhe intervistës me gojë të mbajtur me datë 01.04.2021.

Nga ky rezultat figuron se dy mjekët e pranuar për pozitën mjek/e të praktikës së përgjithshme, bëhet e ditur se është pranuar Dr.Musli Elshani me 379 pikë dhe Egzona Berisha me gjithsejt 361.

”Bazuar në ranglistën e kandidatëve dhe rezultateve të panelit intervistuesit për konkursin e shpallur 06 Nr.568 të datës 02.03.2021 për plotësimin e vendeve të lira të punës, Dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë: Testit me shkrim të mbajtur me 29.03.2021 dhe intervistës me gojë të mbajtur me datë 01.04.2021 komisioni nxjerrë këtë listë përfundimtare:

Kandidatët për pozitën: Dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë:

  1. Dr. Musli Elshani 06.Nr.539 ….. 89+290 gjithsejt 379 pikë
  2. Dr. Egzona Berisha 06.Nr.544 …. 86+275 gjithsejt 361 pikë
  3. Dr. Genc Berisha 06.Nr.531 …. 85+245 gjithsejt 330 pikë” thuhet në njoftimin e drejtorisë.