Përfshihet nga zjarri një shtëpi në fshatin Sallagrazhdë

12.01.2022

Rasti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 08:30 minuta. Zjarrfikësit kanë arritur të intervenojnë shpejt dhe zjarri është lokalizuar, ndërsa shtëpia ka pësuar disa dëme materiale të brendshme. Ndryshe, raste të tilla po raportohen shpesh në Komunën e Suharekës, ku para një jave në fshatin Reshtan të Suharekës ishte përfshirë nga zjarri një shtëpi, […]

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në fshatin Sallagrazhdë Foto: Ilustrim

Rasti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 08:30 minuta.

Zjarrfikësit kanë arritur të intervenojnë shpejt dhe zjarri është lokalizuar, ndërsa shtëpia ka pësuar disa dëme materiale të brendshme.

Ndryshe, raste të tilla po raportohen shpesh në Komunën e Suharekës, ku para një jave në fshatin Reshtan të Suharekës ishte përfshirë nga zjarri një shtëpi, zjarrfikësit kishin shkuar në vendngjarje dhe kishin arritur ta fikin zjarrin.