Për 3 muaj në Suharekë u hapën 67 biznese dhe u shuan 15 të tilla

30.04.2022

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 gjithsej janë regjistruar 2 831 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2021) ka rritje për 17.2% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2021) ka rënie për (-3.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Sipas raportit të ASK-së, në tre muajt e […]

Për 3 muaj në Suharekë u hapën 67 biznese dhe u shuan 15 të tilla Foto: Ilustrim

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 gjithsej janë regjistruar 2 831 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2021) ka rritje për 17.2% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2021) ka rënie për (-3.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas raportit të ASK-së, në tre muajt e parë të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 67 ndërmarrje të reja, 24 prej tyre janë ndërmarrje të regjistruara individuale, kurse 43 të tjera janë ndërmarrje jo-individuale.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore në Suharekë janë shuar 15 ndërmarrje.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 859 ndërmarrje të regjistruara (30.3%); Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (9.2%); Ferizaj me 239 ndërmarrje të regjistruara (8.4%); Gjilani me 170 ndërmarrje të regjistruara (6%); Peja me 147 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); dhe Fushë Kosova me 135 ndërmarrje të regjistruara (4.8%). Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara (25.4%); Prodhim me 326 ndërmarrje të regjistruara (11.5%); Ndërtimtari me 312 ndërmarrje të regjistruara (11%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 279 ndërmarrje të regjistruara (9.9%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 267 ndërmarrje të regjistruara (9.4%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 711 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (95.7 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 83 sosh (2.9%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 22 ndërmarrje të regjistruara (0.7%); me 20 deri 249 të punësuar janë 14 ndërmarrje të regjistruara (0.5%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm një (1) ndërmarrje e regjistruara.

rep-stat-i-biz-tm1-2022