Pavarësisht apeleve për ruajtjen e ambientit, vazhdon hudhja e mbeturinave në hapësira publike

18.09.2021

Pavarësisht thirrjeve për ruajtjen e ambientit dhe gjobave ndaj qytetarëve, një gjë e tillë po vazhdon të mos respektohet nga shumë persona të papërgjegjshëm. Një gjest i tillë ka ndodhur në fshatin Leshan të Komunës së Suharekës, ku janë hedhur mbeturina në hapësira publike. Një lexues i portalit SuharekaOnline ka dërguar disa fotografi, ku ka […]

Pavarësisht apeleve për ruajtjen e ambientit, vazhdon hudhja e mbeturinave në hapësira publike Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve për ruajtjen e ambientit dhe gjobave ndaj qytetarëve, një gjë e tillë po vazhdon të mos respektohet nga shumë persona të papërgjegjshëm.

Një gjest i tillë ka ndodhur në fshatin Leshan të Komunës së Suharekës, ku janë hedhur mbeturina në hapësira publike.

Një lexues i portalit SuharekaOnline ka dërguar disa fotografi, ku ka thënë se kjo është e treta herë që vendi i njëjtë vend shfrytëzohet për hudhjen e mbeturinave.

Ndryshe, kujtojmë se sot është Dita Botërore e Pastrimit dhe se rastet e tilla janë të dëmshme për ambientin dhe shoqërinë.