Një vit pa bordin e OSHP-së, mbeten të bllokuar 695 tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro

31.03.2022

Si rezultat që nga data 31 mars 2021, asnjë ankesë e operatorëve ekonomik ndaj vendimeve të autoriteteve kontraktuese në lidhje me aktivitetet e prokurimit, nuk është shqyrtuar.  Nga 31 marsi i vitit të kaluar e deri më tani janë gjithsej 695 tenderë në vlerë prej mbi 200 milionë euro, të cilët janë bllokuar në Organin […]

Një vit pa bordin e OSHP-së, mbeten të bllokuar 695 tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro Foto: Ilustrim

Si rezultat që nga data 31 mars 2021, asnjë ankesë e operatorëve ekonomik ndaj vendimeve të autoriteteve kontraktuese në lidhje me aktivitetet e prokurimit, nuk është shqyrtuar. 

Nga 31 marsi i vitit të kaluar e deri më tani janë gjithsej 695 tenderë në vlerë prej mbi 200 milionë euro, të cilët janë bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“OSHP për periudhën që funksionon pa bord, vlera e tenderëve tejkalon shumën mbi 200,000,000.00 €. Për vitin 2021 kanë mbetur pa vendim të bordit gjithsej 626 ankesa si dhe në vitin 2022 i kemi pranuar 69 ankesa të tjera”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së, për FrontOnline.

Të pyetur se sa është numri i komunave të vendit që kanë aktivitete të bllokuara, në OSHP kanë deklaruar se janë mbi 30 të tilla.

“OSHP ju njofton se për vitin 2021 ka pasur ankesa për 21 komuna, kurse në vitin 2022 ka pasuar ankesa për 15 komuna”, thuhet më tutje në përgjigjen e OSHP-së.

Në Komunën e Suharekës janë disa projekte jetike për qytetarët, realizimi i të cilave është pezulluar si shkak i mungesës së bordit të gjykatës të tenderëve.

Trajtimi i qenëve endacak në Komunën e Suharekës është njëri ndër projektet që ka mbetur pa u realizuar pasiqë procedura tenderuese ka përfunduar në OSHP.

Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e 6 dhjetorit 2021 kishte dështuar të votojë bordin e ri të OSHP-së, ku me 2 vota për, 64 kundër dhe 1 abstenim, nuk arriti të emërojë kryetarin dhe 4 anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.