Një vit nga fillimi i vaksinimit anti-COVID, në Suharekë mbi 65 mijë doza të administruara

29.03.2022

Ministria e Shëndetësisë tregon që Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit. Me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza. Ndërkaq, që nga fillimi i procesit të […]

Një vit nga fillimi i vaksinimit anti-COVID, në Suharekë mbi 65 mijë doza të administruara Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë tregon që Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit.

Me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza.

Ndërkaq, që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani në Komunën e Suharekës janë administruar 65,057 doza të vaksinës anti-COVID.

Po ashtu, Suhareka renditet në top 10-shen e komunave të Kosovës për nga numri i dozave të administruara të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19.