Në tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar afër 800 euro për dreka zyrtare

07.11.2022

Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 775.80 euro për dreka zyrtare, […]

Në tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar afër 800 euro për dreka zyrtare Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 775.80 euro për dreka zyrtare, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, nga ky raport bëhet e ditur se në tetor të vitit 2022, shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare janë bërë nga drejtoria e Shërbimeve Publike, e cila ka shpenzuar plotë 419.80 euro.

Ndërsa, pas drejtorisë së Shërbimeve Publike, 285.00 euro për dreka zyrtare i ka shpenzuar Zyra e Kuvendit Komunal dhe 71.00 euro për të njejtën arsye janë shpenzuar edhe nga Shërbimet Kadastrale.

Njësia BuxhetoreDreka zyrtare, tetor 2022
Shërbimet Publike- Infrastruktura Rrugore419.80 euro
Zyra e Kuvendit Komunal285.00 euro
Shërbimet Kadastrale71.00 euro
TOTALI775.80 euro
Shpenzime për dreka zyrtare, tetor 2022.

Rikujtojmë se në këtë raport të publikuar nga Komuna e Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka jozyrtare për të cilat SuharekaOnline kishte raportuar disa ditë më parë, ku edhe është bërë e ditur se në muajin tetor të këtij viti janë shpenzuar 2122.93 euro.

Njësia BuxhetoreDreka jozyrtare, tetor 2022
Zyra e Kryetarit597.90 euro
Inspecioni70.00 euro
Buxheti170.00 euro
Shërbimet Publike-Infrastrukturë48.37 euro
Bujqësia70.00 euro
Planifikimi Urbanizimi Inspekcioni140.00 euro
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor163.57 euro
Shërbimet Sociale39.98 euro
Administrata525.70 euro
Arsimi Parafillor297.41 euro
TOTALI2,122.93 euro
Shpenzime për dreka jozyrtare, tetor 2022.