Muharremaj “synon” Çmimin Evropian për Përsosmëri të Qeverisjes

06.04.2022

Përmes këtij programi, komunat do të ndihmohen në përmirësimin e performancës së tyre në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në kuadër të një sistemi të përmirësuar të vetëqeverisjes lokale. Në takimin e mbajtur lidhur me programin nga përfaqësues të MAPL-së, organizatave evropiane dhe komunave të Kosovës, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës […]

Muharremaj “synon” Çmimin Evropian për Përsosmëri të Qeverisjes Foto: Ilustrim

Përmes këtij programi, komunat do të ndihmohen në përmirësimin e performancës së tyre në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në kuadër të një sistemi të përmirësuar të vetëqeverisjes lokale.

Në takimin e mbajtur lidhur me programin nga përfaqësues të MAPL-së, organizatave evropiane dhe komunave të Kosovës, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Përmes këtij programi i pari i Suharekës në bazë të performancës në 12 Parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike mund të fitoj Çmimin Evropian për Përsosmëri të Qeverisjes – EloGE.

Të 12 Parimet janë të përfshira në Strategjinë për Inovacionin dhe Qeverisjen e Mirë në nivel lokal, miratuar me një vendim të Komitetit të Ministrave  të Këshillit të Evropës në vitin 2008.

Ato mbulojnë çështje të tilla si sjellja etike, sundimi i ligjit, efikasiteti dhe efektiviteti, transparencë, menaxhim të shëndoshë financiar dhe llogaridhënie. 

Çmimi Evropian për Përsosmëri të Qeverisjes (ELoGE) u jepet komunave të cilat kanë arritur një nivel të lartë të qeverisjes së mirë, të matur me standardin e Këshillit të Evropës . Çmimi është një dodekaedron kristal i gdhendur me 12 Parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike.

Çmimi i cili është i vlefshëm për një vit, është një njohje se një komunë ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes së mirë sipas standardeve të Këshillit të Evropës.  ELoGE është gjithashtu një instrument për komunat për të kuptuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe për të iniciuar veprime me synimin për t’i adresuar këto të fundit.