Mësimi në vitet e 90-ta, mbi 350 mësimdhënës suharekas përfitojnë kompensim shtesë

19.11.2021

Skema për kompensimin e punonjësve të arsimit Arsimit për vitet 90-91 deri në vitin 98-99, ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020. Nga të dhënat e publikuara rezulton se në tre muajt e fundit numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor […]

Mësimi në vitet e 90-ta, mbi 350 mësimdhënës suharekas përfitojnë kompensim shtesë Foto: Ilustrim

Skema për kompensimin e punonjësve të arsimit Arsimit për vitet 90-91 deri në vitin 98-99, ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020.

Nga të dhënat e publikuara rezulton se në tre muajt e fundit numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës është rritur, raporton SuharekaOnline.

Nga 323 përfitues të kësaj skeme sa ishin në janar të këtij viti, në muajin shtator janë regjistruar 354 të tillë.

Sipas skemës personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e dhënë.

Përfituesit e kompensimit shtesë janë: 2.1. mësimdhënësit; 2.2. bashkëpunëtorët profesional; 2.3. drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës; 2.4. personeli administrativ; 2.5. personeli teknik i shkollave; 2.6. të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.