Masat anti-COVID, Policia e Suharekës për 11 ditë ka dënuar 354 qytetarë

19.04.2021

Pas rritjes së vazhdueshme të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte marr masa të reja anti-COVID, të cilat kishin hyrë në fuqi që nga e mërkuara, 07-18 prill. Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ndër tjerash ka vendosur edhe orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00. Për të mësuar se sa […]

Masat anti-COVID, Policia e Suharekës për 11 ditë ka dënuar 354 qytetarë Foto: Ilustrim

Pas rritjes së vazhdueshme të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte marr masa të reja anti-COVID, të cilat kishin hyrë në fuqi që nga e mërkuara, 07-18 prill.

Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ndër tjerash ka vendosur edhe orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00.

Për të mësuar se sa janë respektuar këto masa gjatë ditëve të lartcekura, SuharekaOnline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togerin Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe Policia e Kosovës në Suharekë ka hasur në persona dhe biznese të cilat nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

”Gjatë kësaj periudhe në Komunën e Suharekës janë shqiptuar 354 fletparaqitje (tiketa) në bazë të ligjit dhe vendimit të qeverisë për masat anti-COVID, këtu hyjnë tiketat për mosrespektimin e orarit të lëvizjes nga ora 22:00 – 05:00 dhe tiketat e shqiptuara për biznese të gastronomisë” ka thënë ai.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se që nga data 07-18 prill, Policia e Kosovës në Suharekë ka asistuar Inspektorët Komunal në 14 biznese të gastronomisë.

Ndërsa, gjatë ditës së hënë, 19 prill, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID, ku sipas vendimit të ri të qeverisë, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.