Policia shqipton rreth 200 gjoba për mos-respektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit

28.02.2022

Policia me kontrolle më të rrepta për respektim të masave anti-COVID, më shumë se 100 numri i tiketave të shqiptuara në 24 orë. Policia e Kosovës po vazhdon me kontrollet për masat anti-COVID dhe kjo vërehet edhe nga numri i tiketave të shqiptuara në 24 orët e fundit. Në të dhënat e fundit nga Policia […]

Policia shqipton rreth 200 gjoba për mos-respektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Policia me kontrolle më të rrepta për respektim të masave anti-COVID, më shumë se 100 numri i tiketave të shqiptuara në 24 orë.

Policia e Kosovës po vazhdon me kontrollet për masat anti-COVID dhe kjo vërehet edhe nga numri i tiketave të shqiptuara në 24 orët e fundit.

Në të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës, shihet se shqiptimi i tiketave ka rënë pak, por jo nën 100 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 198 tiketa për mos respektim të Ligjit anti-COVID.

Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Kujtojmë se me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID, ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00, ndërsa gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse është hequr obligimi i bartjes së maskës në ambiente të jashtme.