Leshan, nga disa persona i digjet rreth një hektar livadh e rrethoja nga druri

24.08.2021

Ditëve të fundit Komuna e Suharekës si dhe disa komuna tjera të Kosovës janë duke u përballur me zjarre të shumta, ku falë zjarrfikësve po arrihet që të lokalizohen zjarret. Shkaktari i këtyre zjarreve ndonjëherë po dyshohet të jetë edhe faktori njeri, por edhe energjia elektrike si dhe temperaturat e larta. Sipas raportit 24 orësh […]

Leshan, nga disa persona i digjet rreth një hektar livadh e rrethoja nga druri Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit Komuna e Suharekës si dhe disa komuna tjera të Kosovës janë duke u përballur me zjarre të shumta, ku falë zjarrfikësve po arrihet që të lokalizohen zjarret.

Shkaktari i këtyre zjarreve ndonjëherë po dyshohet të jetë edhe faktori njeri, por edhe energjia elektrike si dhe temperaturat e larta.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se një rast i zjarrvënies ka ndodhur në fshatin Leshan të Suharekës.

Sipas Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona NN i është djegur rrethoja nga druri e rreth një hektar livadh.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:22.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.