Konkursi për sekretar/e në dy shkolla të komunës, DKA-Suharekë merr vendim për pranimin në punë të këtyre kandidatëve

24.12.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka marr vendim për përzgjedhjen e kandidatëve për poziten sekretar/e në dy shkolla të Komunës së Suharekës. Komisioni përzjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1013, të datës 13.10.2022 pas intërvistes me shkrim […]

Konkursi për sekretar/e në dy shkolla të komunës, DKA-Suharekë merr vendim për pranimin në punë të këtyre kandidatëve Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka marr vendim për përzgjedhjen e kandidatëve për poziten sekretar/e në dy shkolla të Komunës së Suharekës.

Komisioni përzjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1013, të datës 13.10.2022 pas intërvistes me shkrim dhe me gojë ka marrë vendim për përzgjedhjen e kandidatëve në bazë të pikëve të fituara, raporton SuharekaOnline.

Për poziten e sekretarit/es në SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë kandidatja Diana Zeqiri ka arritur 161.6 pikë, ndërsa në SHMFU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë kandidatja Edmonda Palushi ka arritur 145.6 pikë.

Poashtu, në njoftim thuhet se të gjithë kandidatët/et e pakënaqur/a kanë të drejtë ankese në Komisionin për ankesa dhe parashtresa në nivel komune, në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të rezultateve.