Komuna e Suharekës apelon për kujdes të shtuar nga zjarret, çdo person që evidentohet si shkaktar i zjarrit do të ndëshkohet

  • 29.06.2021
Komuna e Suharekës apelon për kujdes të shtuar nga zjarret, çdo person që evidentohet si shkaktar i zjarrit do të ndëshkohet

Pasi që jemi në muaj e temperaturave të larta dhe thatësiusë së theksuar, ekziston mundësia reale e shpërthimit të zjarreve dhe e përhapjes së shpejtë e të pakontrolluar të zjarreve.

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mjedisit dhe Emergjencës ka apeluar te qyetarët për kujdes të shtuar nga zjarret në ditët me temperatura të larta.

Poashtu në këtë apel thuhet se çdo person që do të evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit do të ndëshkohet dhe do të ndërmerren masa ligjore.


Komuna e Suharekës paralajmëronë qyetarët që në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, duke i ndezur hamulloret (sërnishtet) në fushë dhe duke u bërë shkaktar të përhapjes së zjarreve edhe në pyje të cilat janë të kufizuara me ara të korrura.

Apeli i plotë nga Komuna e Suharekës:

Pasi që jemi në muaj e temperaturave të larta dhe thatësiusë së theksuar, ekziston mundësia reale e shpërthimit të zjarreve dhe e përhapjes së shpejtë e të pakontrolluar të zjarreve.

Paralajmërojmë qyetarët që në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, duke i ndezur hamulloret (sërnishtet) në fushë dhe duke u bërë shkaktar të përhapjes së zjarreve edhe në pyje të cilat janë të kufizuara me ara të korrura.

Pronarët, shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe hapsirave, si dhe çdo person i cili e vëren rrezikun e drejtpërdrejtë nga shkaktimi i zjarrit, ose e vëren zjarrin, është i obliguar ta mënjanoj rrezikun, respektivisht ta fikë zjarrin. Nëse nuk mund ta bëjë këtë vetëm, është i obliguar të informoj stacionin më të afërm të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, stacionin më të afërt policor, apo qendrën operative emergjente me numrin 112.

Çdo person që do të evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit do të ndëshkohet dhe do të ndërmerren masa ligjore.

Kërkojmë nga qytetarët që gjatë kësaj kohe në çdo situatë t’i ikin përdorimit të flakës së hapur, pirjes së duhanit gjatë punëve fushore dhe ndezjes së mbeturinave nëpër prona private.

Nëpër të gjitha institucionet, ndërmarrjet punuese, pompat e benzinës dhe vende ku depozitohen karburante dhe mjete tjera ndezëse, të rritet gadishmëria, të kontrollohen pajisjet për mbrojtje nga zjarri si hidrantët për fikjen e zjarrit dhe aparatura për fikjen e zjarrit të jenë gjithmonë të përdorshme në ruajtjen e pasurisë dhe jetës së njerëzve.

Me zbatimin e këtyre masave nga ana e qytetarëve, do të kemi një ambient të sigurt për pronën dhe jetën e qytetarëve.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë