Këto janë llojet e sëmundjeve ngjitëse që u trajtuan në QKMF-Suharekë gjatë vitit 2021

18.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2021. Ky publikim  ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës. Ky publikim ofron të dhëna për vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, të sëmurit […]

Këto janë llojet e sëmundjeve ngjitëse që u trajtuan në QKMF-Suharekë gjatë vitit 2021 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2021.

Ky publikim  ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Ky publikim ofron të dhëna për vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse në Kosovë, të sëmurët me sëmundje malinje, institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore, etj.

Sipas raportit gjatë vitit 2021 në QKMF në Suharekë janë bërë 107,095 vizita mjekësore, 103,436 intervenime dhe shërbime, 6,613 analiza laboratorike dhe 3,160 shërbime stomatologjike.

Raporti gjithashtu tregon të dhëna të numrit të qytetarëve nga Suhareka të prekur nga sëmundjet malinje dhe beninje, ku gjatë vitit 2021 në Komunën e Suharekës ishin raportuar 104 raste, kurse numri i rasteve të trajtuara me sëmundje Malinje dhe Beninje në Suharekë ishte 127. Ndërsa numri i rasteve me TBC (tuberkulozë) gjatë vitit 2021 ishte 7.

Sa i përket rasteve të sëmundjeve ngjitëse, në raport bëhet e ditur se në vitin paraprak në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3,132 raste.

Prej tyre 500 raste u identifikuan me Pneumonia & ARI, asnjë me SARI, 1.633 me Influenca sezonale/ILI, 963 me Diarea akute dhe 36 me Variçela.

Ndërsa, Kuadri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, në raportin për vitin 2021 bëhet e ditur se janë 144 të punësuar, prej tyre 29 mjekë, 8 stomatolog, 87 infermierë, një farmacist dhe 19 bashkëpunëtorë shëndetësor dhe jo medicinal.