KEDS njofton për punime, të hënën këto 11 fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

18.06.2022

Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 13:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të vendosjes së shtyllave të tensionit të mesëm në kuadër të projektit LOT 8 Budakovë te Xhamia. NS 110/10 [kV] Theranda do […]

KEDS njofton për punime, të hënën këto 11 fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 13:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të vendosjes së shtyllave të tensionit të mesëm në kuadër të projektit LOT 8 Budakovë te Xhamia.

NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Budakova (kodi: 32000008) prej orës 09:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reçan, Staravuçinë dhe Vërshec.

Arsyeja: Vendosja e shtyllave te tensionit të mesëm në kuadër të projektit LOT 8 Budakovë te Xhamia.