KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

26.08.2022

KEDS ka njoftuar se nesër (e shtunë) më 27 Gusht në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se nesër (e shtunë) më 27 Gusht në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive.

NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Mushtishti  (kodi: 32000002) prej orës  10:00  deri në ora 15:00.

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.