KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

04.10.2022

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 5 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 5 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive.

NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Gjinovci  (Kodi: 32000003) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.