Shkaku i një borxhi kanoset një person në Suharekë

06.05.2021

Gjatë ditës së mërkurë në Suharekë është arrestuar një person i dyshuar i cili ka kanosur një person tjetër. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 11:30 një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në […]

Shkaku i një borxhi kanoset një person në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Suharekë është arrestuar një person i dyshuar i cili ka kanosur një person tjetër.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 11:30 një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se është kanosur nga një person tjetër.

Osmanollaj ka bërë të ditur se viktima ka treguar se personi i dyshuar e ka kanosur atë shkaku i një borxhi, i cili sipas të dyshuarit pretendohet të jetë marrë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Ai tutje ka thënë se i dyshuari dhe viktima pas një bisede rreth kësaj çështje janë fjalosur, me ç’rast i dyshuari e ka kanosur viktimën i cili në polici ka deklaruar se i dyshuari ka poseduar edhe armë, për të cilën hetuesit policor edhe e kanë verifikuar këtë informacion përmes kamerave të sigurisë në atë zonë ku kanë bërë të ditur se nuk është vërejtur diçka e tillë.

Zëshënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se pas intervistimit nga hetuesit policor lënda ka vazhduar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të shtetit.

Poashtu ai ka bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar.