Inaugurohet qendra e re e Handikos-it në Suharekë

16.09.2022

Më 24 mars të këtij viti ishte vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Handikos-it në Komunën e Suharekës. Objekti i ri i Handikos-it në Suharekë është ndërtuar falë donacionit të kompanisë së njohur dhe të suksesshme EUROING. Kryetari Muharremaj kishte falënderuar donatorin duke thënë se humanizmi i ka themelet në Suharekë. Po […]

Inaugurohet qendra e re e Handikos-it në Suharekë Foto: Ilustrim

Më 24 mars të këtij viti ishte vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Handikos-it në Komunën e Suharekës.

Objekti i ri i Handikos-it në Suharekë është ndërtuar falë donacionit të kompanisë së njohur dhe të suksesshme EUROING.

Kryetari Muharremaj kishte falënderuar donatorin duke thënë se humanizmi i ka themelet në Suharekë.

Po ashtu, Muharremaj kishte thënë se u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit e cila i jep drejtim kësaj vepre humane.

Ndërkaq, pritjes tashmë i erdhi fundit sot edhe zyrtarisht është bërë inaugurimi i objektit të ri të Handikos-it.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur i pari i Suharekës përmes disa fotografive të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

“Faleminderit EURO-ING. Qendra e re e HANDIKOS – Suharekë me kushte moderne”, ka shkruar Muharremaj.