Fondacioni Golden Eagle do të shpërndajë 1000 pako ushqimore për familjet në nevojë

19.12.2020

Fondacioni Golden Eagle në kujtim të jetës dhe veprës së ish-nënkryetarit të Suharekës, Rexhep Kuqit ka vendosur që të shpërndajë 1,000 pako ushqimore dhe dhurata për familjet në nevojë. Këtë e kanë bërë të ditur vet ” Fondacioni Golden Eagle” përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se pakot ushqimore dhe dhuratat për familjet […]

Fondacioni Golden Eagle do të shpërndajë 1000 pako ushqimore për familjet në nevojë Foto: Ilustrim

Fondacioni Golden Eagle në kujtim të jetës dhe veprës së ish-nënkryetarit të Suharekës, Rexhep Kuqit ka vendosur që të shpërndajë 1,000 pako ushqimore dhe dhurata për familjet në nevojë.

Këtë e kanë bërë të ditur vet ” Fondacioni Golden Eagle” përmes një postimi në facebook, ku ka njoftuar se pakot ushqimore dhe dhuratat për familjet në nevojë do të shpërndahen ditëve në vijim, transmeton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se Rexhep Kuqi është ndarë nga jeta më 16 dhjetor.

Njoftimi i plotë i Fondacionit Golden Eagle:

Një Jetë në shërbim të njerëzve në nevojë ; Rexhep Kuqi

Në kujtim të jetës dhe veprës së Rexhep Kuqit, Fondacioni Golden Eagle në ditët në vijim do të shpërndajë 1000 pako ushqimore dhe dhurata për familjet në nevojë.