“Festari 2022”, ftohen fermerët e Suharekës të marrin pjesë në ekspozimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale

15.09.2022

Nga data 19 shtator në Suharekë fillon Festivali i Kulturës dhe i Verës, i njohur me emrin “Festari”. Festivali organizohet për çdo vit dhe këtë vit mbahet edicioni i 21-të, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit. Ky festival është festë e rinisë, ngase bartës të projektit janë të rinjtë e […]

“Festari 2022”, ftohen fermerët e Suharekës të marrin pjesë në ekspozimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale Foto: Ilustrim

Nga data 19 shtator në Suharekë fillon Festivali i Kulturës dhe i Verës, i njohur me emrin “Festari”.

Festivali organizohet për çdo vit dhe këtë vit mbahet edicioni i 21-të, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit.

Ky festival është festë e rinisë, ngase bartës të projektit janë të rinjtë e kësaj komune, ndërsa “Festari” nga suharekasit cilësohet edhe si festë e artë, sepse gjatë kësaj feste krijohen vlera të reja shpirtërore, humane, artistike e sportive.

Rrushi dhe përpunimi i verës është karakteristikë mijëvjeçare e trevës së Suharekës, andaj edhe “Festari” përkon me gëzimin e vjeljes së rrushit dhe të përpunimit të verës. Festivali i kulturës dhe i verës “Festari” do të nisë më 19 shtator dhe do të përfundojë më 25 shtator 2022.

Ndërkaq, Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës ka bërë një ftesë për pjesëmarrje për fermerët.

Me rastin e festës së Kulturës dhe Verës “Festari 2022” që do të mbahet me datë 23.09.2022, ora 14:00 tek “Tregu Javor” me qëllim të ekspozimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, rrushit, pemëve, perimeve, mjaltit, bimëve dekorative, verërave etj.

Drejtoria e Bujqësisë ka ftuar të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës të interesuar që të marrin pjesë në këtë festë tradicionale në komunën tonë.

Po ashtu, nga DBZhRP kanë shtuar se fermerëve pjesëmarrës do të i’u mbulohen shpenzimet e udhëtimit.