Fëmija i ikën nënës nga dora, goditet nga një makinë në Suharekë

25.11.2022

Aksidentet në trafik raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, ku të cilat në shumicën e rasteve shkaktohen nga pakujdesia e ngasësve të automjeteve. Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në Suharekë, në rrugën “Brigara123”, ku një veturë ka goditur një fëmijë, shkruan SuharekaOnline. Bëhet e ditur se deri te aksidenti dyshohet të ketë […]

Fëmija i ikën nënës nga dora, goditet nga një makinë në Suharekë Foto: Ilustrim

Aksidentet në trafik raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, ku të cilat në shumicën e rasteve shkaktohen nga pakujdesia e ngasësve të automjeteve.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në Suharekë, në rrugën “Brigara123”, ku një veturë ka goditur një fëmijë, shkruan SuharekaOnline.

Bëhet e ditur se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të vozitjes së pakujdesshme të shoferit, i cili ka goditur fëmijën i cili i kishte ikur nga dora nënës së tij dhe po vraponte të kalojë rrugën.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Burimet brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.