[EKSKLUZIVE] – Performanca e komunave, Suhareka me 56.79% renditet e 9-ta për Kujdes Primar Shëndetësor

20.12.2022

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

[EKSKLUZIVE] – Performanca e komunave, Suhareka me 56.79% renditet e 9-ta për Kujdes Primar Shëndetësor Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e kujdesit primar shëndetësor.

Fusha 18 – Kujdesi Primar Shëndetësor Kjo fushë matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal. Sipas të dhënave të raportuara nga komunave, kjo fushë ka nivel të ulët të performancës në përgjithësi, apo 51.14%. Në vijim është paraqitur figura me % e performancës sipas treguesve në këtë fushë:

Treguesit nga kjo fushe janë shumë numër, por ne do ti prezantojmë ne paraqitje grafike disa nga këta tregues, sepse janë mjaft specifik dhe me shume interes për komunat. Treguesi, fëmijë të përfshirë në programin e imunizimit është përmbushur 91.40%, kjo është një përqindje e kënaqeshe, por duhet te shkoj ne tendence te rritjes ne vitet e ardhshme.

Sikurse ofrimi i kujdesit shëndetësore specialistik për gra e fëmijë është përmbushur 87.50%. Ndërsa tregues që kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit te kushteve infrastrukturore janë si vijon: Objekte te KPS që janë te pajisura sipas udhëzimit administrativ edhe shërbimet laboratorike janë përmbushur 44.85%, ndërsa mhapësirave te KPS për 1000 banore, ka vlerën prej 66.14%.

Kurse niveli i pajtueshmërisë me raportin një mjek familjar edhe dy infermier për 2000 banore, në nivel te komunave është arritur 41.96 %.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë në kujdesin primar shëndetësor Komuna e Suharekës me 56.79% është renditur e 9-ta nga gjithsej 37 komuna.

Ndërsa, para Komunës së Suharekës, përformancën më të lartë në indikatorët e kësaj fushe e ka arritur komuna e Junikut me 80.45%, komuna e Lipjanit me 74.41%, komuna e Rahovecit me 68.33%, komuna e Gllogocit me 66.79%, komuna e Gjakovës me 66.71%, komuna e Prishtinës 63.1%, komuna e Kaçanikut me 62.04%, komuna e Obiliqit me 59.72%.