Digjet një shtëpi malore në Bukosh të Suharekës, policia duke e hetuar rastin

09.06.2023

Një shtëpi malore është djegur në fshatin Bukosh të Suharekës. Një person nga fshati Bukosh ka raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se i është djegur një shtëpi malore, raporton SuharekaOnline. Sipas deklaratës së ankuesit në polici, bëhet e ditur se shtëpia malore është djegur qëllimisht nga disa persona të panjohur. Policia e Kosovës në […]

Digjet një shtëpi malore në Bukosh të Suharekës, policia duke e hetuar rastin Foto: Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës

Një shtëpi malore është djegur në fshatin Bukosh të Suharekës.

Një person nga fshati Bukosh ka raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se i është djegur një shtëpi malore, raporton SuharekaOnline.

Sipas deklaratës së ankuesit në polici, bëhet e ditur se shtëpia malore është djegur qëllimisht nga disa persona të panjohur.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se deri më tani për rastin në fjalë nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.

Poashtu, policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.