Brenda dy jave në Suharekë, 6 vjedhje, 4 kanosje, 8 aksidente trafiku…

03.06.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë […]

Brenda dy jave në Suharekë, 6 vjedhje, 4 kanosje, 8 aksidente trafiku… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë ndodhur 8 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Ndër tjerash, Sylaj ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës në dy javët që lamë pas kanë ndodhur edhe 6 vjedhje, 6 dëmtime të pronës, 4 kanosje, një rast i mbajtjes së mjetit të ftoftë (thikë), një shpërdorim i pasurisë, dy mashtrime dhe një keqtrajtim i detyrës.