Bali Muharremaj vizitoi fshatin Kosterrc dhe Nishor

14.01.2019

Gjatë javës së kaluar ishte moti i ftohët, ku temperaturat arritën deri në -16 gradë celsius, dhe bora ishte aktive qdo herë, por Komuna e Suharekës nuk u ndal duke i pastruar rrugët e fshatrave dhe qytetit, ku edhe vetë kryetari, Bali Muharremaj doli në teren dhe e shikoi gjendjen e shumë fshatrave, ku në […]

Bali Muharremaj vizitoi fshatin Kosterrc dhe Nishor Foto: Ilustrim

Gjatë javës së kaluar ishte moti i ftohët, ku temperaturat arritën deri në -16 gradë celsius, dhe bora ishte aktive qdo herë, por Komuna e Suharekës nuk u ndal duke i pastruar rrugët e fshatrave dhe qytetit, ku edhe vetë kryetari, Bali Muharremaj doli në teren dhe e shikoi gjendjen e shumë fshatrave, ku në ndihmë për pastrimin e borës i dolën edhe shumë kompani të vullnetit të mirë si: Kompania ‘I.Seferi’, ‘Thesari’, ‘Veha’, ‘H.Seferi’, etj.

Gjatë ditës së sotme, në mëngjes ishte mot i vranët dhe ka pasur reshje të borës, si dhe Bali Muharremaj doli ti vizitoi fshatrat, për shkak që ta mbikqyrë pastrimin e rrugëve, ku bashkë me të ishte edhe Drejtori i Shërbimeve Pubilke, z.Enver Shabani.

Deri më tani, Kryetari Muharremaj vizitoi dy fshatra, që ta mbikqyrë pastrimin e rrugëve, fshatin Kosterrc dhe fshatin Nishor.

Kryetari i Komunës së Suharekës tha se do të jemi të fokusuar që të jemi prezent në secilën pjesë të teritorit të Komunës së Suharekës, për t’iu shërbyer qytetarëve.