Babë e bir rrahin mikun në Suharekë – Viktima dërgohet në spital, të dyshuarit ende të lirë

27.12.2022

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen familjen e gruas dhe të dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Suharekë, ku një person së bashku me djalin […]

Babë e bir rrahin mikun në Suharekë – Viktima dërgohet në spital, të dyshuarit ende të lirë Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen familjen e gruas dhe të dhëndrit.

Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Suharekë, ku një person së bashku me djalin e tij e kanë rrahur mikun/dajën, derisa ishin në një restorant, duke e sulmuar fizikisht me shishe.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas orës 23:00 dhe s’dihet akoma se cili ka qenë motivi i konfliktit mes tyre që eskaloi në dhunë fizike dhe u desh intervenimi i Policisë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa viktima u dërgua në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, por ende nuk kanë arritur t’i kapin dy personat e dyshuar, të cilët janë futur në sherr me familjarin e tyre.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.