Asamblea komunale voton një sërë komisionesh, opozita akuzon qeverisjen për autokraci

28.01.2022

Pas votimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, anëtarët e legjislativit me 21 vota për, 8 kundër dhe 1 abstenim kanë themeluar KKSB-në (Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi) i cili do të ketë 20 anëtarë. Me shumë akuza për autokraci është përcjellur zgjedhja e bordit N.P.L “Stacioni i autobusave” sh.a. në Suharekë, ku nga […]

Asamblea komunale voton një sërë komisionesh, opozita akuzon qeverisjen për autokraci Foto: Ilustrim

Pas votimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, anëtarët e legjislativit me 21 vota për, 8 kundër dhe 1 abstenim kanë themeluar KKSB-në (Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi) i cili do të ketë 20 anëtarë.

Me shumë akuza për autokraci është përcjellur zgjedhja e bordit N.P.L “Stacioni i autobusave” sh.a. në Suharekë, ku nga radhët e asambleistëve të LDK-së Shefket Kolgeci dhe Urim Suka kanë kritikuar që qeverisja aktuale nuk po zbaton praktikat e kaluara.

Megjithatë me 18 vota pro, 12 kundër dhe asnjë abstenim është zgjedhur bordi me këtë përbërje: Reshat Selimaj nga AAK, Shyqerije Zyrapi nga PDK dhe Xhevgjet Gashi i propozuar nga kryetari i komunës.

Edhe zgjedhja e komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve për ndarjen e bursave për studentë/e dhe nxënës/e të Komunës së Suharekës është përcjellur me debat dhe akuza, megjithatë me 19 vota pro, asnjë kundër dhe 11 abstenime është votuar komisioni me këtë përbërje: Jehona Rrafshi, Elmaze Bytyqi, Bajram Basha, Sahadete Kuçi dhe Agim Rraqi.

Gjithashu në këtë mbledhje me 18 vota pro dhe 12 kundër është zgjedhur komisioni për zbatimin e procedurave dhe  vlerësimin  e  ofertave për dhënien nё  shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë tё pronës së paluajtshme tё Komunës me këtë përbërje: Driton Maliqaj, Mevlyde Kabashi, Visar Kuqi, Armend Krasniqi dhe Suzana Gashi.