8 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prijnë Greikoci e Vraniqi me nga 2 raste

03.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej […]

8 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prijnë Greikoci e Vraniqi me nga 2 raste Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 72 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 8 rasteve të sotme në komunën e Suharekës janë: Greikoc (2), Sallagrazhdë (1), Samadraxhë (1), Suharekë (1) dhe Vraniq (2).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101.

Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.