211 raste aktive me coronavirus në Suharekë, mbi 7,800 në tërë Kosovën

10.08.2022

Në Komunën e Suharekës janë 211 raste aktive me COVID-19, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 41 raste të reja pozitive në komunën tonë dhe janë shëruar 6 qytetarë. Ndërkaq, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 952 raste pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes nga COVID-19. […]

211 raste aktive me coronavirus në Suharekë, mbi 7,800 në tërë Kosovën Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Në Komunën e Suharekës janë 211 raste aktive me COVID-19, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 41 raste të reja pozitive në komunën tonë dhe janë shëruar 6 qytetarë.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 952 raste pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes nga COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 512 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,180.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 79 doza të vaksinës anti-COVID, ndërkaq në total numri i vaksinave të administruara është 1,834,735.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 4,684 raste pozitive, ndërkaq kanë vdekur 107 persona dhe janë shëruar 4,366 qytetarë.