15 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 500 në tërë Kosovën

08.09.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 536 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 15 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistrua një rast i ri […]

15 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 500 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 536 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 15 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistrua një rast i ri me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar dy qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 51 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 91 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren 10, Prishtinë 7, Pejë 5, Lipjan 4, Podujevë 3, Gllogoc 3, Obiliq 3, Istog 3, Skenderaj 3, Ferizaj 2, Rahovec 2, Suharekë 1, Gjakovë 1, Gjilan 1, Vushtrri 1, Kaçanik 1, Shtime 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prizren 21, Pejë 15, Klinë 11, Podujevë 9, Malishevë 6, Gjilan 5, Gjakovë 5, Prishtinë 4, Deçan 3, Suharekë 2, Ferizaj 2, Mitrovicë 2, Shtime 1, Kamenicë 1, Obiliq 1, Skenderaj 1, Rahovec 1, Junik 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,095.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 28 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.715 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.042 doza të treta dhe 1,739 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.