Sot mot me diell, të enjten shi dhe mundësi për shkarkime rrufesh
IHK njofton se indeksi UV do të shënojë vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 09:00-17:00 qytetarët të jenë sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartin masa mbrojtëse. Po ashtu, nga IHK-ja kanë bërë të ditur se të enjten parashihen vranësira të dendura, reshje […]
IHK njofton se indeksi UV do të shënojë vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 09:00-17:00 qytetarët të jenë sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartin masa mbrojtëse.
Po ashtu, nga IHK-ja kanë bërë të ditur se të enjten parashihen vranësira të dendura, reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.
Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill.