Shoqata e Gastronomëve kërkon t’i ndalohet hyrja klientëve të pavaksinuar

20.12.2021

Kjo shoqatë ka kërkuar që të ndalohet rreptësisht hyrja në lokal të klientëve të pavaksinuar, të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të respektohet orari i lejuar i punës. Postimi i plotë: Të dashur gastronomë, Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të […]

Shoqata e Gastronomëve kërkon t’i ndalohet hyrja klientëve të pavaksinuar Foto: SuharekaOnline

Kjo shoqatë ka kërkuar që të ndalohet rreptësisht hyrja në lokal të klientëve të pavaksinuar, të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të respektohet orari i lejuar i punës.

Postimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si përgjegjësi e secilit nga ne dhe e jona ndaj sektorit të gastronomisë, edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër Covid-19.

Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës përfaqësojmë vetëm ato biznese të cilat respektojnë Masat dhe Vendimet e Qeverisë, por natyrisht përgjigjemi për të gjithë sektorin.

Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik.

Pra:

Të ndalojmë rreptësisht hyrjen në lokal të klientëve të pavaksinuar;

Të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë;

Të respektohet orari i lejuar i punës.

Me qëllim që të mundësohet lehtësimi i masave dhe dalja më e lehtë nga kriza ekonomike, kërkojmë respektimin e tyre, si parakusht të vetëm që lidhet me funksionimin e nevojshëm të gastronomisë.