Seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për nesër

03.04.2021

Pas pauzës më shumë se një orë, deputetët janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës, ku pritej që të votohej presidenti i ri. Mirëpo, me tu kthyer në kuvend, kryeparlamentari njëherit u.d i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bër të ditur se seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit është mbyllur, raporton SuharekaOnline. Konjufca poashtu, […]

Seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për nesër Foto: Kuvendi i Kosovës

Pas pauzës më shumë se një orë, deputetët janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës, ku pritej që të votohej presidenti i ri.

Mirëpo, me tu kthyer në kuvend, kryeparlamentari njëherit u.d i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bër të ditur se seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit është mbyllur, raporton SuharekaOnline.

Konjufca poashtu, ka njoftuar se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet nesër, e dielë, në orën 17:00.

Kujtojmë se gjatë kësaj seance në sallë të pranishëm kanë qenë 82 deputetë.