Prizren, lëndohet një 21-vjeçare në vendin e saj të punës – dërgohet me urgjencë në spital

  • 23.11.2022
Prizren, lëndohet një 21-vjeçare në vendin e saj të punës – dërgohet me urgjencë në spital

Lëndimet e punëtorëve në vendet e punës janë të shpeshta, duke bërë kështu që ata të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Si rrjedhojë e kësaj, njoftohet edhe Policia të cilët me anë të veprimeve hetimore tentojnë të hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Një 21-vjeçare mbrëmë është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren pasi që ka pësuar lëndime trupore në vendin e saj të punës.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.


Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë intervistuar viktimën për atë se çfarë kanë ndodhur. Bazuar në dëshminë e saj, gjatë kohës që po punonte në kuzhinën e restorant ‘Rugova’ në ETC, për shkak të pakujdesisë i janë lidhur këmbët në një kabllo elektrike dhe më pas është rrëzuar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’./GazetaSinjali/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë