Bizneset Vende Pune Ofertat

Qindra serbë të veriut të interesuar për targat RKS

Qindra serbë të veriut të interesuar për targat RKS

28.10.2023 Lajme

Çështja e automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia të cilat po qarkullojnë rrugëve të veriut të vendit, vazhdon të mbetet sfidë për Policinë e Kosovës.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress, se policia ka pranuar qindra kërkesa të qytetarëve serbë të veriut për të regjistruar automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Sipas tij, qytetarë të shumtë të veriut kanë shprehur interesim edhe për përkthimin e patentë-shoferëve të lëshuara më herët nga sisteme të vjetra, në ato të Kosovës.

Ai theksoi se këto kërkesa të qytetarëve janë adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe janë në pritje të një vendimi nga qeveria.

Elshani ka potencuar se jeta në veri po i kthehet normalitetit gradualisht, ndërsa përmendi Serbinë si faktorin kryesor destabilizues të kësaj pjese të territorit të Kosovës.

“Për neve brengë vazhdon të jetë targa KM, GL, PR, të cilat duhet të regjistrohen në RKS. Kemi pranuar me qindra kërkesa të qytetarëve nëpër rrugët e veriut të Kosovës, se kur do të ketë një afat të tillë.

Kërkesën ne e kemi adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe besojmë tash me ndonjë vendim të qeverisë do të vendoset pozitivisht në kërkesën e qytetarëve të veriut të Kosovës.

Po ashtu kemi edhe problemin e patent-shoferëve, përkthimin e tyre, të cilat kanë qenë të lëshuara më herët nga sistemet tjera. Konsiderojmë se jeta po shkon tek normalizimi.

Sidoqoftë e dimë se këtu vendi që e mban situatën nën tension, ose i cili mund ta destabilizojë situatën në përgjithësi, është Serbia. Kështu që ne konsiderojmë se problemi është tek shteti fqinj në lidhur me këto gjëra. Sidoqoftë, ne jemi duke kryer punën tonë aq sa mundemi”, ka thënë nënkoloneli Elshani.

Ndryshe, vendimi i Republikës së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve që përdorin targa të lëshuara nga Serbia, ka hyrë në fuqi nga nëntori i vitit të kaluar.

Ky vendim u kundërshtua nga serbët lokal të cilët ngritën barrikada dhe krijuan kriza e tensione, të cilat çuan deri në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Afati i qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në Kosovë ka skaduar në prill të këtij viti, por ende nëpër rrugët e veriut ka automjete me targa të tilla.

Vlerësohet se mbi nëntë mijë targa me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PR, PE, PZ, UR dhe të ngjashme, qarkullojnë në veriun e Kosovës dhe të cilave nuk u shqiptohen gjoba.

Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se pjesëtarët e policisë kanë marrë urdhër që t’i tolerojnë vozitësit me këto targa dhe mos të shqiptojnë gjoba ndaj tyre, sepse çështja e targave tani për tani është pezulluar deri në një afat të pacaktuar kohor.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
BE kërkon 10 muaj më shumë për targat: Të ketë fushatë informative gjatë kësaj kohe

BE kërkon 10 muaj më shumë për targat: Të ketë fushatë informative gjatë kësaj kohe

Ndonëse Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, megjithatë insiston në kërkesën paraprake që Qeveria e Kosovës ta shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar që kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore.

“Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani dhe të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e duhura evropiane.

Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime”.

“Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj.

Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur”, ka thënë Stano në një përgjigje për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, kjo gjithashtu do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbëve të Kosovës në veri t’u lëshohen letërnjoftime dhe patentë shoferi të Kosovës.

Stano ka potencuar se duhet të shmanget eskalimi i tensioneve dhe situatës në veri të vendit.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve dhe potencialisht, dhuna në veri të Kosovës. Kjo është e një rëndësie të veçantë në kontekstin aktual gjeo-politik, në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u shpreh se teksa po afrohet fundi i afatit për regjistrim të targave ilegale në RKS, janë rreth 90 për qind e pronarëve që e kanë shfrytëzuar afatin.

Sipas saj, pakica prej 10 për qind e veturave me targa ilegale, kanë afat edhe dy javë për t’i regjistruar në RKS.

“Nga Regjioni 06, kemi 6 automjete, nga regjioni 02 kemi 5 automjete, nga Regjioni 04 – kemi 2 automjete dhe nga Regjioni 01 kemi 2 automjete”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndër të tjera, thuhet MPB do të vazhdojë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri më 31 tetor ky proces të përmbyllet.

MPB-ja ka theksuar se qytetarët që kanë kthyer veturat në targa legale kanë pësuar, dhe se qytetarët në veri janë frikësuar e kërcënuar nga grupet ilegale kriminale.

Fatkeqësisht, dy rastet në veri të vendit, ai në Leposaviq dhe në Zveçan janë shoqëruar me incidente. Vetura e parë që është regjistruar në veri, e një rreshteri policor të Kosovës, i cili ka bërë kthimin e veturës në targa RKS, të njëjtit në orët e mbrëmjes i është sulmuar shtëpia dhe i është djegur një pjesë e saj. Po ashtu, në Zveçan një qytetari serb iu dogj depo pasi ai kishte regjistruar veturën e djalit të tij”, thuhet tutje.

Kjo ministri ka thënë se është e përkushtuar që ta përfundojë me sukses procesin.

“Targave KM, GL, PR, PZ, DE, UR, etj, që janë denominime serbe për qytetet e Republikës së Kosovës, u ka skaduar afati i përdorimit qysh në shtator të vitit të kaluar. Ne, në anën tjetër, para afatit të skadimit, po hapim afat të konvertimit me lehtësime financare. Përmes një afati prej dy muajsh, ne po ofrojmë një dritare të re të konvertimit të këtyre targave, që janë relikt e pushtetit të Millosheviqit, me lehtësime të theksuara financiare që arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro”, thuhet tutje.

Ndër të tjera, është bërë e ditur se që nga dita e parë e fillimit të regjistrimit të veturave ka pasur një interesim të madh të qytetarëve, por i njëjti interesim ka qenë edhe në veri.

Në anën tjetër, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili javën që shkoi ishte në Beograd dhe Prishtinë ka thënë se “është vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ka kërkuar nga Kosova që ta shtyjë për 10 muaj afatin për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të Kosovës”.

“Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme. Shpresoj shumë që do të zgjasin afatin, shpresoj se do të pranojnë kërkesën e vendeve të QUINT-it dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta shtyrë atë, për ta bërë zbatimin më pak kaotik dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e duhur”, ka thënë Escobar gjatë qëndrimit në Beograd.

Sipas tij, nëse Kosova pranon të shtyjë afatin, atëherë, gjatë këtyre dhjetë muajve “do t’iu kërkohet të bëjnë një fushatë informuese, të kryejnë më shumë konsultime me komunitetet që do të preken prej saj dhe të kenë më shumë koordinim me komunitetin ndërkombëtar”.

Edhe pse komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron tensionimin e situatës pas datës 21 tetor kur edhe skadon afati i përdorimit të targave serbe, megjithatë Qeveria e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar nëse do të shtyhet afati apo jo.

“Qeveria s’ka zgjidhje e po konfrontohet me sindikatat – po merren veç me targa”

“Qeveria s’ka zgjidhje e po konfrontohet me sindikatat – po merren veç me targa”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se në pamundësi që të ofrojë zgjidhje për grevistët, ka zgjedhur rrugën e konfrontimit me ta.

Kjo deklaratë e Bajramit vjen pasi që Ministria e Financave ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagën, kjo duke u thirrur në Ligjin e Grevave.

“Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm”, ka shkruar Bajrmai në Facebook.

Ajo ka thënë se “partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka për obligim të ulet me sindikalistet, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës”.

“Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar zgjidhje për secilin problem në nivel lokal, në nivel qendror, në nivel mbarëkombëtar e ndërkombëtar”, thotë Bajrami.

Postimi i saj i plotë:

Partia në pushtet, Qeveria dhe Kurti duhet të gjejnë zgjidhje e jo të konfrontohen me grevistë.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka për obligim të ulet me sindikalistet, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës.

Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar zgjidhje për secilin problem në nivel lokal, në nivel qendror, në nivel mbarëkombëtar e ndërkombëtar.

Tash, në vend të zgjidhjeve, Qeveria ka zgjedhur konfrontimi me sindikatat si rrugë e vetme. Kjo rrugë është e gabuar pasi pasojat do t’i bartin të gjithë e jo veç partia në pushtet dhe kryeministri Kurti. Edhe ideja për t’i ndëshkuar sindikalistët grevistë është vepër penale dhe nuk mund të realizohet në një shtet demokratik siç është Kosova. Ne kemi në fuqi Ligjin për Grevat, i cili i ka dhënë të drejtë punëtorit të organizojë grevë të ligjshme dhe i ka dhënë mbrojtje se askush s’mund të marrë masa ndaj tij pse ka hyrë në grevë të ligjshme. Ndëshkimet përmes komisarëve dhe komisariateve mund t’i bëjnë vetëm në parti por jo edhe në Qeveri.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Kurti kanë mbetur te tema e tabelave dhe nuk po merren me asnjë problem tjetër. As me problemin e arsimit. As me problemin e energjisë. As me problemin e ekonomisë. As me problemin e shëndetësisë.

Në vend të zgjidhjeve, Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti kanë zgjedhur të mos flasin për asnjë temë tjetër përveç për tabela dhe për takime me Vucicin, dikur prioritet i fundit.

Shih paragrafin 2 të nenit 11 të Ligjit Nr. 03/L-200 për Grevat

MPB me detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator

MPB me detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator

Lidhur me këtë qytetarët kanë adresuar një mori pytjesh për regjistrimin e automjeteve të tyre nga targat e vjetra në ato të reja, RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka sqaruar se regjistrimi i automjeteve të qytetarëve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

“Pyetje të shpeshta në lidhje me regjistrimin e mjeteve me targa ‘RKS’ të mjeteve që posedojnë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ dhe ‘DA’ apo ‘ĐA’. Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022. Për çdo pyetje shtesë na shkruani në zip-mpb@rks-gov.net”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), e udhëhequr nga ministri Xhelal Sveçla.

“A duhet të paguhen taksat doganore në rast të ndërrimit të pronarit pas regjistrimit të mjetit me targa RKS nga targat ilegale. Jo. Në rast të ndërrimit të pronarit të mjetit që është regjistruar me traga RKS, pronari i ri nuk është i obliguar të paguajë taksat doganore”, thuhet tutje në komunikatë.

Më poshtë janë përgjigjet dhe pyetjet e MPB-së se si qytetarët mund të regjistrojnë automjetin e tyre me targat RKS:

Në cilat qendra mund të bëhet regjistrimi? 

Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

A lejohet regjistrimi i veturave me patentë shofer të lëshuar nga Serbia?

Po. Sipas UA Nr.03/2022, për regjistrimin e veturave me targa RKS nuk është i domosdoshëm patentë shoferi i Republikës së Kosovës, por vetëm kërkohet patentë shofer me afat të vlefshëm.

A lejohet regjistrimi i mjeteve të cilat kanë bërë vazhdimin e regjistrimit me këto targa pas datës 21 prill 2022?

Po. Mjetet të cilat janë pajisur për herë të parë me targa ilegale brenda periudhës 10 qershor 1999 – 21 prill 2022, por që kanë vazhduar regjistrimin me këto targa pas datës 21 prill 2022, mund të bëjnë regjistrimin e mjeteve me targa RKS.

A duhet të paguhen taksat doganore në rast të ndërrimit të pronarit pas regjistrimit të mjetit me targa RKS nga targat ilegale.

Jo. Në rast të ndërrimit të pronarit të mjetit që është regjistruar me traga RKS, pronari i ri nuk është i obliguar të paguajë taksat doganore.

A kërkohet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave me targa RKS?

Po. Për regjistrimin e veturave me targa RKS është e nevojshme të paraqitet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës.

A duhet të paraqitet certifikata e rregullsisë teknike me rastin e regjistrimit të mjeteve me targa RKS.

Certifikata e rregullsisë teknike duhet të paraqitet vetëm në rastet kur mjetet me targa ilegale nuk kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie. Në rastet kur mjetet kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie, duhet të paraqitet polica e sigurimit origjinale, në mënyrë që ata të lirohen nga kontrolla teknike.

A lejohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS për personat të cilët posedojnë vetëm dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia / apo që nuk kanë dokument identifikimi të Republikës së Kosovës?

Dokumenti i identifikimit të Republikës së Kosovës është i domosdoshëm për regjistrimin e mjeteve me targa RKS. Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës mund të bëjnë kërkesë për të nxjerrë këtë dokument, i cili do të lëshohet në një afat kohor nga 3-5 ditë nga data e aplikimit. Më tepër informata për procedurat e aplikimit për letërnjoftim, mund të gjenden në këtë link https://mpb.rks-gov.net/f/42/Pajisja-me-leternjoftim.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë