Punëtorët e arsimit paralajmrojnë grevë

09.04.2022

Sipas agjendës legjislative, Projektligji për paga është paraparë që me 31 mars të jetë në Kuvend, por kjo nuk ka ndodhur, madje as nuk dihet se kur do të shkojë në Kuvend për miratim. Por, Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse deri me 20 prill Qeveria nuk merr ndonjë vendim lidhur me këtë projektligj, […]

Punëtorët e arsimit paralajmrojnë grevë Foto: Ilustrim

Sipas agjendës legjislative, Projektligji për paga është paraparë që me 31 mars të jetë në Kuvend, por kjo nuk ka ndodhur, madje as nuk dihet se kur do të shkojë në Kuvend për miratim.

Por, Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse deri me 20 prill Qeveria nuk merr ndonjë vendim lidhur me këtë projektligj, atëherë punëtorët arsimorë do të hyjnë në grevë.

Nëse deri me 20 prill Qeveria nuk merr ndonjë vendim për ligjin e pagave, atëherë punëtorët arsimorë do të hyjnë në greva e protesta. Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Ai ka theksuar se edhe vetë ata  nuk janë të interesuar për greva, por heshtja e Qeverisë ndaj kërkesës se tyre, po i shtynë të hyjnë në greva.

 “Pas 20 prillit sistemi arsimor do të përballet me greva. Këtë nuk e dëshirojmë dhe urojmë të mos ndodh, por nëse Qeveria vazhdon më qasje të tillë ndaj sindikatave dhe me një heshtje ndaj kërkesave të tyre, atëherë me keqardhje po them, do të kemi greva në sistemin arsimor.”