Peleti i shtrenjtuar, alternativë e rrymës për ngrohje në Kosovë

16.08.2022

Një krizë energjetike që u bë kryelajm, nuk zgjati as 24 orë pasi u arrit marrëveshje mes korporatat energjetike të Kosovës e Shqipërisë. Lidhur me këtë krizë Ministria e Ekonomisë ‘ftoi dhe rikujtoi’ qytetarët dhe bizneset që planifikojnë të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma […]

Peleti i shtrenjtuar, alternativë e rrymës për ngrohje në Kosovë

Një krizë energjetike që u bë kryelajm, nuk zgjati as 24 orë pasi u arrit marrëveshje mes korporatat energjetike të Kosovës e Shqipërisë. Lidhur me këtë krizë Ministria e Ekonomisë ‘ftoi dhe rikujtoi’ qytetarët dhe bizneset që planifikojnë të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë.

“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhej në njoftimin e djeshëm të ME-së, raporton GazetaExpress.

Nëse energjia elektrike hiqet si opsion, atëherë mbesin vetëm drunjtë dhe peleti. Mirëpo as me këto dy të dyja, qytetarët nuk i kanë ‘punët’ mirë, pasi çmimet e tyre, për dallim nga viti i kaluar, janë rritur shumë.

Në një fabrikë të peletit në Kosovë thonë se një ton pelet, vitin e kaluar ka qenë 200 deri në 230 euro, ndërsa sot është 100 euro më shtrenjtë.

“Një ton pelet sot është 330 deri në 350 euro”, thonë ata. Ndërkohë që ka edhe çmime më të shtrenjta në treg.

Ministrja Rizvanolli ditë më parë deklaroi se njëjtë siç ishte vendosur çmimi tavan për naftën, do të vendoset edhe për peletin.

Situatë kaotike është edhe me drunjtë, pasi përdoren shumë si formë e ngrohjes në Kosovë.

Drejtoresha e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit në Kosovë, Arjeta Pozhegu, tha për Express se çmimi i drunjëve për zjarr është rritur. Ajo bën të ditur se një metër drunjë është 80 euro.

“Çmimet janë rritur shumë, sidomos për dërrasën që e kemi si lëndë të parë për kompanitë tona në kuadër të shoqatës. Dmth ka shku prej 130 euro në 400 euro kubiku, ndërsa edhe çmimi i drurit është rritur, është një rritje e pakontrolluar. Momentalisht, një metër drunjë është 80 euro”, tha ajo.

Sipas Pozhegut, në rritjen e çmimit të drurit ndikon “planifikimi që bëhet i prerjeve për drunj zjarri, për çka është kompetent Agjencioni për Pyjet e Kosovës, në kuadër të Ministisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Express ka dërguar pyetje edhe Agjencionin për Pyje të Kosovës, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Etiketat

Ofertat e fundit