Parashikimi i motit për nesër

15.11.2021

Fuqizimi i erës ditëve të para të javës mund të zbusë pak situatën e përkeqësuar me cilësinë e ajrit, pasi që indeksi i cilësisë së ajrit pasditen e së hënës dhe të martën, do të jetë edhe në vlera mesatare apo edhe të pranueshme. Sipas Prishtina Weather këtë të martë do të kemi mot paradite […]

Parashikimi i motit për nesër Foto: Ilustrim

Fuqizimi i erës ditëve të para të javës mund të zbusë pak situatën e përkeqësuar me cilësinë e ajrit, pasi që indeksi i cilësisë së ajrit pasditen e së hënës dhe të martën, do të jetë edhe në vlera mesatare apo edhe të pranueshme.

Sipas Prishtina Weather këtë të martë do të kemi mot paradite me shumë vranësira e pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.

Temperaturat minimale do të shënojnë 3 gradë Celsius derisa ato maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë.