Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, më të theksuara për gjatë relievit malor.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës gjithashtu bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

 Indeksi UV do jetë në vlera të larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.