Paralajmërohet përkeqësim i situatës pandemike në shkurt, MSh thotë se do të marrin masa varësisht nga situata

27.12.2021

Tashmë ky variant ka shpërthyer në shumë shtete të botës dhe si shkak i këtij varianti shumë vende janë detyruar që të marrin masa anti-COVID me qëllim të luftimit, kontrollit dhe parandalimit të këtij virusi. Në Gjermani dhe Francë, varianti Omicron është duke bërë ‘kërdi’ me infektime, ku vetëm në 24 orëshin e fundit në […]

Paralajmërohet përkeqësim i situatës pandemike në shkurt, MSh thotë se do të marrin masa varësisht nga situata Foto: Ilustrim

Tashmë ky variant ka shpërthyer në shumë shtete të botës dhe si shkak i këtij varianti shumë vende janë detyruar që të marrin masa anti-COVID me qëllim të luftimit, kontrollit dhe parandalimit të këtij virusi.

Në Gjermani dhe Francë, varianti Omicron është duke bërë ‘kërdi’ me infektime, ku vetëm në 24 orëshin e fundit në Francë janë identifikuar mbi 100 mijë raste të reja të infektimeve.

Zyrtarët janë shprehur të shqetësuar për përhapjen e shpejtë të variantit Omicron, ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar që të rriturit të marrin dozën përforcuese tre muaj pas vaksinimit të tyre fillestar.

Ndërkaq, sa i përket variantit të ri të COVID-19 i quajtur Omicron që tashmë ka ‘ateruar’ edhe në Kosovë, nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) për KosovaPress kanë thënë se varësisht nga situata epidemiologjike në vend edhe do të marrin masa parandaluese.

Infektologu Shemsedin Dreshaj është shprehur se është e nevojshme shtimi i masave anti-COVID, duke paralajmëruar se përkeqësimi i situatës epidemiologjike me variantin Omicron ka mundësi të ndodhë nga mesi i muajit shkurt.

Këshilltari në Ministrinë e Shëndetësisë, Drin Podrimqaku për KP ka deklaruar se vazhdimisht po i shqyrtojnë të dhënat e reja mbi të cilat edhe do të përditësojnë masat konform situatës si dhe shkallës së rrezikshmërisë.

“Ministria e Shëndetësisë nuk njeh detyrë më të rëndësishme sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.

Për këtë arsye janë ndërmarr masat kufizuese, edhe brenda vendit, edhe në pikat kufitare, duke marrë parasysh rrezikun e përhapjes së variantit Omicron, andaj në këtë drejtim jemi vazhdimisht duke shqyrtuar të dhënat më të reja të analizës epidemiologjike dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, mbi të cilat ne do të përditësojmë masat, konform situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë”, tha Podrimqaku.

“Është vërtet për tu brengosur numri i vogël i të vaksinuarve që kishim dje. Pardje dh ditët në vijmë. Vaksinat mbrojnë kundër të gjitha varianteve të evidentuara deri më sot në raport me ndërlikimet dhe peshën e sëmundjes. Andaj, vaksinimi duhet të kryet sa më shumë që është e mundur dhe sa më shpejt që është e mundur nuk ka vend për hezitim vaksina është e sigurt. Personat që i kanë marr dy vaksina duhet ta marrin edhe vaksinën e tretë brenda atij intervali 6 mujor në atë mënyrë që të jenë të mbrojtur edhe ndaj variantit COVID, kjo është për shkak se ne kemi filluar vonë vaksinimin masiv është në muaji korrik dhe pritet që kjo situatë epidemiologjike që e kemi aktualisht të jetë e ngjashme deri diku kah fundi i janarit mesi i shkurtit por pas mesit të shkurtit do të ballafaqohemi me një situatë përfaqësish të ngjashme me vendet e Evropës Perëndimore…mendoj për nga incidenca por do kemi numër të shtuar të rasteve shpresoj që ato raste do jenë forma të lehta dhe të mos kenë nevojë për spitalizime të shumta”, theksoi infektologu Dreshaj.