Nga e hëna automjetet obligohen ti kenë pajisjet dimërore

Nga dita e hënë të gjithë shoferët obligohen t’i kenë pajisjet dimërore pasi që në të kundërtën do të gjobiten.

12.11.2021 / Lajme

Nga e hëna automjetet obligohen ti kenë pajisjet dimërore
Foto: Ilustrim

Në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, thuhet se nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

Ndërkaq kushdo që nuk e respekton këtë rregull, gjobitet me gjobë prej 40 euro.


“Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni”, thuhet në këtë ligj.

Ndryshe edhe komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, tri ditë para fillimit të sezonit dimëror (15.11.2021) ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për përgatitjet dimërore (paisjet e nevojshme) ti kenë me vete, sa i përket sigurisë në rrugë.

Ai gjithashtu apelon dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët sa i përket rrjedhjeve të ujit nëpër rrugë, ku thotë se një veprim i tillë është i ndaluar dhe personat që bëjnë këtë veprim do të dënohen.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *