Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
- 20.05.2022
- 0 komente
Miell ka me bollëk,prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të.

Për këtë arsye, Shoqata e Mullisëve po kërkon nga qeveria heqjen e vendimit që e ndalon eksportin e këtij produkti.
Para pesë javësh, Ministria e Tregtisë ndaloi eksportin e disa prej produkteve esenciale, pas krizës së shfaqur nga lufta në Ukrainë.
Kryemullisi Muhamet Farizi thotë për KlanKosova se me vazhdimin e këtij vendimi po dëmtohen bizneset që kanë marrëveshje me kompani të mëdha jashtë vendit, dhe, kësisoj, mund t’i humbin myshterinjtë.
Ministria e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje nëse është duke e shqyrtuar heqjen e kësaj ndalese.
Veçse qeveria vazhdimisht ka bërë me dije se shteti nuk është keq me rezerva.
KOMENTE0
Leave a Reply