Mos pagesa e shtesave në pagë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë masive pas 17 tetorit

08.10.2021

Përmes një komunikate, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK) kanë thënë se tri javë kanë kaluar nga protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punojësve të shëndetësisë. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 paralajmëron se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do […]

Mos pagesa e shtesave në pagë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë masive pas 17 tetorit Foto: SuharekaOnline

Përmes një komunikate, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK) kanë thënë se tri javë kanë kaluar nga protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punojësve të shëndetësisë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 paralajmëron se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë protestën e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021.

“Protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit  të Ligjit mbi Pagat me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRON se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021”, thuhet në komunikatë të FSSHK-së.

Gjithashtu, në komunikatë të FSSHK-së është theksuar se qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qytetarit të RKS-së.

“Kërkojmë që kjo Qeveri të reflektojë sepse kuadri shëndetësor-mjek e infermier janë duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).