Marrin fund ditët e vjeshtës, java pritet të nis me reshje bore

Mot i butë dhe ndryshueshëm në fundjavë, me vranësira, diell e riga lokale shiu. Nga e hëna mbrëma më ftohtë dhe priten reshje bore edhe në vise të ulëta.

26.11.2021 / Lajme

Marrin fund ditët e vjeshtës, java pritet të nis me reshje bore
Foto: Ilustrim

Sipas Prishtina Weather pas reshjeve të shiut që ranë ditën e sotme, e në vise më malore edhe bore, në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, por i butë, edhe me vranësira të shtunën, e intervale me diell ditën e diel.  Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu, por kryesisht nga perëndimi i vendit.  

Të dielën mbrëma reshjet e shiut shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, që vazhdojnë mëngjesin e së hënës.  Në mbrëmjen e ditës së hënë sërish priten mundësi për të reshura shiu, por me rënie të temperaturës do të shndërrohen në reshje bore, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës, ku më pas pushojnë gjatë ditës.


Qarkullimi më i mirë ajror, me motin dinamik që parashihet në fundjavë, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe mesatare.  Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende mund të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

27.11 – Kryesisht me vranësira dhe jo aq ftohtë.  Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

28.11 – Butë me vranësira e intervale me diell.  Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.  Deri në mbrëmje vranësirat shtohen, ku priten edhe të reshura shiu.

29.11 – Kryesisht vranët.  Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen në borë.

30.11 – Ftohtë, në mëngjes vazhdojnë vende-vende reshjet e borës.  Ditën vranësirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

1.12 – Vranësira dhe diell.  Në mëngjes shumë ftohtë e me ngrica.

Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 4C deri 6C, e ditën e martë e mërkurë zbresin në -1C dhe -3C.  Ndërkaq temperaturat maksimalet në fundjavë shënojnë rritje deri në 13C, e të martën zbresin deri në 2C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu 5-12m/s, e nga e hëna mbrëma ndryshon kahjen nga veriu.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *