LDK thirrje Qeverisë: Adresoni problemet me krizën energjetike dhe nisni dialogun më mësimdhënësit
Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur dy mbledhje të ndara, atë të Kryesisë qendrore dhe me kryetarët e degëve. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet politike dhe gjendja e rëndë që ka kapluar vendin tonë për shkak të rritjes enorme të çmimeve, si dhe për krizën energjetike. Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për […]
Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur dy mbledhje të ndara, atë të Kryesisë qendrore dhe me kryetarët e degëve.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet politike dhe gjendja e rëndë që ka kapluar vendin tonë për shkak të rritjes enorme të çmimeve, si dhe për krizën energjetike.
Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për gjendjen në sektorin e arsimit dhe atë publik.
Lidhja Demokratike edhe njëherë bën thirrje që Qeveria të adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike në vend; të nis dialogun me mësimdhënësit tanë në mënyrë që greva të ndërpritet dhe fëmijët të kthehen në proces të rregullt mësimor; si dhe të marrë masat e domosdoshme dhe të prezantuara tashmë për inflacionin dhe papërballueshmërinë qytetare.
Kryetari Abdixhiku, në koordinim me Kryesinë dhe me kryetarët e degëve, ka shpallur valën e re të takimeve me qytetarët tanë në të gjithë vendin. Kryetari Abdixhiku ju ka bërë thirrje të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëpër çdo degë e në të gjithë vendin, për mobilizim të gjithëmbarshëm në këtë drejtim.